Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti po punon për t’u ofruar bizneseve ambiente moderne dhe funksionale.
Ai u zotua se edhe Rruga “Qamil Hoxha” së shpejti do të përfundohet.
“Gastronomët dhe bizneset tona e mbajnë qytetin gjallë, me punë, energji dhe jetë në çdo lagje. Për ta, po krijojmë hapësira më funksionale dhe më të rregulluara. Rruga “Qamil Hoxha” së shpejti merr pamje të re”, ka shkruar Rama.












