Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me organizimin e “Sunny Hill Festival”, i cili sonte do ta ketë natën e tretë përmbyllëse.
Ky festival, vazhdon të shënojë suksese të mëdha, derisa reagime pozitive për të kanë dhënë edhe yje botërorë e turistë nga shumë shtete të botës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se lidhur me festivalin, para katër vjetësh ka pasur tendenca për ta bllokuar organizimin e tij në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
“Për këtë Sunny Hill, para 4 vjetëve s’keni lon asnjë mjet pa përdor për me e blloku. Mu m’patët shpallë hajn. Sot, për të njëjtin festival, po thurni lavde e po krenoheni me të”, ka shkruar ai.







