Edi Rama pas vizitës dhe takimeve që pati me liderët në Kosovë, doli para mediave në aeroportin e Prishtinës.
Këtu foli për aktakuzat e speciales në drejtim të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, derisa edhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Ndërsa, pati edhe një përgjigje interesante, kur u pyet nëse ai udhëzoj Thaçin për të mos dhënë dorëheqje.
Rama, këtu në përgjigje përdori nofkën e Thaçit që e mbajti në luftë, gjapëri, shkruan gazeta Infokus.
“Unë të udhëzoj gjarpërin, unë nuk udhëzoj askënd, kam parë këtu udhëzues të të gjithë popullit ku do që janë, por unë jo, ne të gjithë duhet të bashkohemi në qëllim”, ka thënë Rama.