Rama për Gjykatën Speciale: Kuvendi i Kosovës të bëjë rezolutë, ai i Shqipërisë menjëherë do të angazhohej

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shpërndarë fotografi të protestës së mbajtur në Prishtinë, kundër Gjykatës Spciale dhe padrejtësisve që po ndodhin aty, duke shkruar se Kuvendi i Kosovës, duhet të bëjë rezolutë edhe pse të vonuar, dhe pastaj Kuvendi i Shqipërisë do të angazhohej që ta ngriste zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik për të mos lejuar cënimin e procesit të rregullt ligjor.

E plotë:

Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit ?të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vetPo, Liria ka emër dhe nuk është fajtore