Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama raportohet se ka paralajmëruar që ky shtet do të bëhet me një anije të madhe luftarake.
Sipas “A2CNN”, ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, pagat e ushtrisë janë bërë më të lartat në rajon.
Tutje, raportohet se Rama ka thënë që Shqipëria do të blejë një anije të madhe luftarake, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave. Ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka nisur të hedhë themelet.
Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar” – ka thënë ai.