Komuna e Prishtinës ua ka siguruar gjashtë autobusë veteranëve, për transport drejt Tiranës për protestën e së hënës.
Vendimin e ka nënshkruar kryetari Përparim Rama.
“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, ka shkruar ai.
Rama tha se veteranët janë pjesë e ndërgjegjës kombëtare.
“Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike”, ka shkruar Rama.
“Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë.
Ju takon respekti i një kombi të tërë”, theksoi i pari i kryeqytetit.