Pas vendimit për të lënë në liri-dalje deri në orën 11:00 këtë të shtunë të moshuarit, Kryeministri Edi Rama ka bërë publik vendimin tjetër, ku kësaj radhe preken nënat dhe fëmijët deri në 10 vjeç.
Kryeministri ka bërë të ditur se nëse do të lejohet që ata të dalin deri në orën 11:00.
“Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç, Kujdes! Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00”, shkruan kryeministri./tvklan.al