Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Brukseli, duke thënë se është krenar për Shqipërinë.
Ai u shpreh se janë 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj dhe se kanë mbetur edhe pesë, që siç tha, duan t’i hapin brenda këtij viti.
“Krenar për Shqipërinë. Sot në Bruksel. 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, rekord absolut Mbeten edhe 5 dhe duam t’i hapim brenda këtij viti”, ka shkruar tutje Rama.