Rama: Në 2026, Shqipëria synon sistemin e parë botëror të prokurimit me IA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Berlini ku po merr pjesë në “Berlin Global Dialogue”, foli për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e integrimit europian dhe reformimin e administratës publike.

Rama tha se është pikërisht nevoja për të ecur më shpejt drejt BE-së që e ka shtyrë qeverinë të përdorë zgjidhje inovative:

Siç themi në Shqipëri, nevoja është mbret. Për hir të nevojës kërkon zgjidhje për të cilat ndoshta nuk do të kishte shkuar kurrë mendja. Nuk e di sa e njihni Mira Muratin është bashkëthemelues e Open AI. Ajo është shqiptare. Ka nisur një tjetër sipërmarrje dhe kur doli Chat GPT doli emri i saj, e mora në telefon dhe e pyeta a do të dojë të ndihmojë Shqipërinë të ecte më shpejt drejt BE-së? Besoj vërtetë se kemi një shans. Ajo më tha mirë! I tregova për këtë punë të jashtëzakonshme që vendet që duan të bëhen pjesë BE-së duan të bëjnë aspektin teknik që nënkupton transferimin e  gjithë korpusin ligjor të BE-së në korpusin ligjore të vendeve”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se falë punës së ekipit të Muratit dhe bashkëpunimit me Microsoft-in, Shqipëria po arrin nivele të larta automatizimi në këtë proces:

“Sa për t’ju dhënë një ide për Shqipërinë nënkuptonte transpozimi dhe hartimi i 400 mijë, ligje dhe akteve ligjore, një proces që shumë vende para nesh u është dashur vitet ta bëjnë duke angazhuar një ushtri përkthyesish e juristësh për të hartuar praktikisht e pastaj për të bërë hartimin përfundimtar. Kroacisë ju desh 7 vite për të bërë këtë punë. Po flas për aspektin teknik dhe jopolitik. Mira tha duket interesante dhe filloi të punonte me ekipin e saj dhe ekipin tonë të agjencisë së digjitalizimit dhe më pas edhe Microsoft u bë pjesë. Në fakt sot që flasim falë kësaj gruaje kemi të gjitha mjetet që po punojnë për të përfunduar të gjithë transpozimi brenda aftit të 2027 dhe është një lloj magjie se çfarë bëhet me ligjet dhe të gjitha. Kur filloi saktësia ishte 85%, pra na duhej edhe puna e njeriut ndërkohë që sot saktësia është 90 e ca %“.

Rama njoftoi se qeveria po punon edhe për të krijuar sistemin e parë të prokurimit publik në botë të mbështetur plotësisht në Inteligjencë Artificiale, duke synuar që ai të nisë së funksionuari në vitin 2026.

“Detyra e dytë që i kemi vënë vetes është që të kemi sistemin e parë të prokurimit mbështetur në Inteligjencën Artificiale në botë. Ka sot pjesë të tij që janë të mbështetura në Inteligjencën Artificiale, por nuk është akoma në qasjen që ta bëjë sistemin e prokurimit plotësisht inteligjencë artificiale. Hapi i fundit vuloset nga njerëzit. Këndvështrimi ynë është se vendimi përfundimtar gjithmonë duhet tu takojë njerëzve jo Inteligjencës Artificiale. Po punojmë me Microsoft-in dhe e shohim me shumë optimizëm.

Pra kjo do të nënkuptonte që për të shkuar drejt prokurimit publik të gjitha kompanitë do ta kishin shumë më të lehtë. Kompanitë do të kishin shumë më pak punë për të bërë, për të përgatitur ofertën e tyre dhe çdo gjë për ta që dihet publikisht xhiro e tyre numri i punonjësve, vëllimet, kapacitetet historiku i tyre, do të jetë e regjistruar në mendjen e saj dhe ata thjeshtë duhet të ofrojnë zgjidhjet e tyre çmimet e tyre dhe me radhë”, tha Rama