Rama mirëpret grupin “Shkodra Elektronike”, i dhuron figurën “Hyjnesha në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në Odën e Kryeqytetit përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, grupin “Shkodra Elektronike”.

Ai ka nderuar dhe vlerësuar Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca duke i dhënë figurën ‘Hyjnesha në Fron’.

Dyshja, të cilët ndezën skenën e Eurovisionit, u renditën sivjet në vend të tetë, duke shënuar kështu një rezultat mjaft të mirë për Shqipërinë.