Rama me video nga sheshi “Xhorxh Bush”: Sveçla e Çeku po detyrojnë policinë me i ndërpre punimet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videomesazhi në Facebook, ka akuzuar qeverinë në largim Kurti për shfrytëzim të të gjitha instancave “në mënyë jologjiore” vetëm për t’i pënguar punimet në rrugën “Xhorxh Bush”.

“Ja çka po ndodh këtu në qendër të kryqytetit në sheshin Xhorxh Bush me presion nga ministri i Punëve të Brendshme, me presion nga i Kulturës, i dëtyrojnë dhe i shfrytëzojnë policinë që të na ndërprejnë punimet” – tha Rama mes tjerash.