“Me këtë lloj investimi ne sigurojmë që konsumatorët shqiptarë të kenë mundësi të hanë produktin e pulës në standarde siç i ha konsumatori europian, maksimale”.
Sfida për të arritur standardet e BE-së në sigurinë ushqimore është një prej arsyeve që qeveria po mbështet iniciativat private në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim.
Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama pa nga afër ambientet e një stabilimenti në Boboshticë që shtoi dy inkubatorë të rinj, përmes financimit nga Fondi i Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sidhe pritet të dyfishojë numrin e të punësuarve të përhershëm dhe të përkohshëm.
“Ky si regjiment, de facto, duke qenë sadopak modest është nga më të mirët në rajon, nga pjesa e ventilimit, nga pjesa e linjave të ushqimit dhe sa i përket ngrohjes është i vetmi regjiment që ka 0 çlirimin e dioksidit të karbonit, diçka që BE mbase e kërkon pas 10 vitesh”.
Qeveria shqiptare vijon mbështetjen e fermerëve nëpërmjet programit për zhvillim rural, duke krijuar bazat e një bujqësie moderne që do të plotësojë jo vetëm nevojat e tregut vendas por do kontribuojë edhe në rritjen eksporteve në tregjet rajonale dhe evropiane./tvklan.al/