Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar në Strasburg më 16 nëntor, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai ka theksuar se Prishtina qëndron krah shqiptarëve kudo ku kërkohet drejtësi dhe ku ngritet zëri kundër padrejtësive që bien mbi luftën çlirimtare.
“Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është me ju 🤝, u shpreh Rama, duke përshëndetur organizimin e kategorive të dala nga lufta dhe thirrjen e tyre për një protestë paqësore para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.











