Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Romë, ku u prit nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Rama ka udhëtuar drejt Romës me 10 ministra lidhur me mbledhjen e parë mes dy qeverive të dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri shqiptar theksoi se gjatë mbledhjes do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi por nuk e përcaktoi se në çfarë fushe.