Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban tani fjalimin e tij të fitores, nën praninë e qindra simpatizantëve të subjektit të tij, të cilët i dhënë mbështetjen edhe për një mandate tjetër në zgjedhjet e 11 maj.
Ai u shpreh se mandate që ka parapa, i përket një epoke ku populli shqiptar nuk do njihet më dytësor.
”I japim fund historisë si një popull i dorës së dytë, ku do i dorëzojnë fëmijëve tanë një ulëse në familjen europiane. Ky është një mandate me një Shqipëri të re, ku ne do ta rrisim prodhimin tonë kombëtar”.
”Do t’i rrisim të adhurat për frymë. Do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik, do ta rrisim pagën e përgjithshme mesatare”.
”Ky është një mandate ku do t’u jemi më pranë si asnjëherë më parë pensionistëve”.