Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin se ai “nuk e sheh Kosovën aty ku Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pushtet”.
Rama foli për situatën e Lojërave Mesdhetare ku kritikoi Kurtin për protagonizëm, e pastaj tha se ndonëse pretendon se është patriot, Kurti nuk i “njeh” vendet ku nuk gëzon pushtet partia e tij.
“Masnej ne ishim në një tavolinë të përbashkët, ku edhe une iu luta atëherë kryeministrit, i thashë që tash e kemi një moment të artë për me bashkëpunu se e kemi edhe një arsye të artë me bashkëpunu, i kemi Lojërat Mesdhetare në vitin 2030 edhe duhet me e zhvillu kryeqytetin, duhet me e zhvillu Prishtinën. Përgjigja ishte ‘po hajde me neve edhe s’ka problem”, tha Rama në Klan Kosova.
“Edhe unë iu thashë ‘më fal, me neve jam, unë po flas me kryeministirn, nuk flas me kryetar të asnjë partie, s’jam i interesum”.
“’Si me te besu ty nëse ti s’je mrena në parti dmth, [nuk] po i besoj edhe bash Hajrullaut se ai është mrena në parti”.“Këtu e pashë që kjo është një mendësi shumë e mrapshtë që kryeministri nuk e sheh Kosovën nuk sheh Kosovë ku s’ka Vetëvendosje, apo nuk e sheh as Shqipëria, shqiptaria, përkundër faktit që sillet si kombëtar i madh, që ia do të mirën kombit, ai nuk e njeh asnjë pllamë tokë ku nuk e ka të shtrimë Vetëvendosjen e cila punon për të”.










