Rama: Kryeqyteti zgjodhi zhvillimin, Prishtina nuk do bllokim (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi fitoi edhe një mandat në krye të kësaj komune, uroi të gjithë qytetarët e kryeqytetit për këtë fitore.

Në festën e LDK-së në sheshet e Prishtinës, Rama tha se Prishtina sot zgjodhi zhvillimin, e jo bllokimin, transmeton Klankosova.tv.

“Sot është fitore e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, sot është fitore e të gjithë Kosovës. Prishtina tregoi që do zhvillim, Prishtina tregoi që nuk do bllokim, pra shkojmë përpara drejt të djathtës së zhvillimit”, u shpreh Rama.

Pos tjerash, Rama tha se Prishtinën, po e bëjnë metropol, duke përmendur njëherazi edhe projektet që ai pritet t’i përfundojë në katër vjetët e ardhshme.

The post Rama: Kryeqyteti zgjodhi zhvillimin, Prishtina nuk do bllokim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.