Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet te detyrimet e saj në procesin e dialogut me Serbinë, pa pritur lëvizje nga pala tjetër. Në një intervistë për Deutsche Welle, ai theksoi se Prishtina duhet të ndjekë rrugën e zbatimit të njëanshëm të marrëveshjeve, duke ia lënë më pas Beogradit barrën për të reaguar.
Sipas tij, ky veprim do t’i tregonte Bashkimit Evropian dhe shteteve që ende nuk e njohin Kosovën se cili është realiteti dhe kush po bllokon procesin. Ai shtoi se Kosova nuk duhet të mbetet e varur nga qëndrimet serbe.
“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë të njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës se ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, dhe merrjani firmën Serbisë”, ka thënë Rama.










