I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes, Kryeministri Edi Rama, tha me ironi se ia kishte lakmi ish-Kryeministrit Sali Berisha, pasi atë nuk e kisthe ndërprerë Blendi Fevziu gjatë intervistës.
Komentin e bëri pas një inserti që solli gazetari Blendi Fevziu, nga një deklaratë e Berishës më 19 Dhjetor 2006 gjatë një interviste në “Opinion”.
Ndërkohë pas ndërhyrjes së gazetarëve, Rama nuk ngurroi t’u kujtonte se është Kryeministër i Shqipërisë.
Edi Rama: E pata zili, se foli dhe nuk e ndërpreu asnjeri.
Blendi Fevziu: Ka qenë autoritar ai.
Edi Rama: Po thosha si nuk po e ndërpret njeri. Tani, mos më ndërprit. I referohemi vitit 2006.
Andi Tela: Kemi Kushtetutë tjerr thuaj.
Edi Rama: O Zot.
Blendi Fevziu: Mbaroje të lutem.
Edi Rama: Nuk kam tjetër… O ju më lini të flas, ose unë vetëm do aprovoj. Unë ju respektoj, jeni njerëz që meritoni respekt për shumë arsye, por unë në fund të ditës jam Kryeministër i Shqipërisë. Tani o më respektoni, ose s’kam asnjë problem unë. Nëse juve…ja nxirr 7-ën, dakord. E njëjta gjë, në rregull.
Në vazhdim, kryeministri kërkoi që t’i jepej një kohë që të përgjigjej pa e ndërprerë askush. /tvklan.al