“Fjala më e shkurtër e jetës sime. Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin Kryministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj z.Gent Cakaj, aktualisht zv/ministër, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit brenda dhe jashtë vendit”
Këto ishin fjalët e pakta të Ramës këtë të mërkurë në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Kryeministri kësisoj ka dhënë njëfarë “dorëheqje” nga detyra për të cilën është betuar ditën e djeshme në Presidencë, për t’ja dhënë kompetencat zv.Ministrit Genti Cakaj, pikërisht personit, i cili u refuzua nga Ilir Meta për t’u bërë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.