Rama: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin që i bashkohet vizionit tonë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama, ka thënë se është i hapur të bashkëpunojë me cilëndo parti për balotazh që i përshtatet vizionit të partisë së tij.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se tashmë janë fitues në Prishtinë, pasi doli i pari.

“Duhet ta shikojmë të ardhmen, mos të fokusohemi në të kaluarën. Pra, çdokush që reflekton dhe e di që e mira është fokusi ynë i përbashkët në zhvillimin e qytetit.”

“Kushdo që bëhet pjesë e vizionit tonë, i cili është tashmë fitues në kryeqytet, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin që i bashkohet vizionit tonë për transformimin e mirëfilltë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit,” ka thënë Rama. /Klankosova.tv

The post Rama: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin që i bashkohet vizionit tonë appeared first on Klan Kosova.