Rama i ashpër: Albin dhe Hekuran, mos rrini në zyra dhe xhipa – hajde takohemi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar në takim Albin Kurtin dhe Hekuran Muratin

Ai i ka ftuar të mos rrinë në xhipa e zyra.

Postimi:

Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës!

Sot iu bashkova protestës sepse jam dhe do të jem gjithmonë me punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit. Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike.

Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë!

Punëtorët po i presin pagat që u takojnë. Qytetarët po i presin shërbimet që u takojnë. Kryeqyteti po e pret buxhetin që i takon!

Mos bëni politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Është e pandershme dhe jonjerëzore.