Rama: Gati gjysmë milion shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar homologen e tij italiane, Georgia Meloni, për arritjen e miratimit të marrëveshjes për pensionet nga Senati i Italisë.

Në një video në Facebook, Rama ka thënë se gjysmë milioni shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

“Sot jam i lehtësuar nga mbyllja e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit te pensioneve për shqiptarët e Italisë. Rëndësi ka që tani më sakrificat e një jetë punë më tanë detit të shqiptarëve do të njihen njësoj si italianët, pa asnjë dallim”.

“Bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz, i jam falënderues Georgia Melonit për këtë punë”, ka thënë Rama.

Ndër tjera, Rama ka thënë se një marrëveshje e tillë është duke u punuar të bëhet edhe me Greqinë.