Rama e quan 11 majin ‘takim me historinë’: PS ndërton, të tjerët shkatërrojnë

Kështu tha kreu i Partisë Socialiste gjatë një takimi elektoral me të rinjtë, ku përmendi po ashtu idenë se PS-ja është ajo që e ndërton Shqipërinë dhe të tjerët, e shkatërrojnë atë.

Zgjedhjet e 11 majit do të jenë një takim me historinë sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe në to, shqiptarët do të duhet të kenë në mendje votën për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu tha kreu i Partisë Socialiste gjatë një takimi elektoral me të rinjtë, ku përmendi po ashtu idenë se PS-ja është ajo që e ndërton Shqipërinë dhe të tjerët, e shkatërrojnë atë.Me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3, Rama u shpreh se “gjithmonë kur PS ka marrë qeverinë, Shqipëria ka qenë më mirë nga sa ishte më parë”, duke shtuar se të gjitha forcat e tjera politike “janë aty për ta shkatërruar vendin”.