Rama: Do t’i bëjmë martesat online, procesi i divorcit virtual është më i thjeshtë, e them nga përvoja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për ecurinë e vendit në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online.

Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që Shqipëria të ofrojë shërbimin e martesave online.

“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.

Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?

Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.

“Besoj fort se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sesa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e mekanizmave kundër falsifikimit të kartëmonedhave euro, duke e vendosur Kosovën më pranë standardeve të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Marrëveshja u nënshkrua nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe presidentja e BQE-së, Christine Lagarde. Sipas njoftimit zyrtar, ky hap shënon një moment të rëndësishëm në integrimin e BQK-së në rrjetin profesional të Eurosistemit dhe partnerëve ndërkombëtarë përmes Sistemit të Monitorimit të Falsifikimeve të BQE-së (CMS). “Përmes kësaj marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro”, thuhet në komunikatën e institucionit kosovar, ku theksohet se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e informacionit teknik dhe ndërtimin e kapaciteteve vendore. Ky projekt është zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante të Kosovës në kuadër të TAIEX-it të BE-së, duke synuar krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve. BQK vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të BQE-së, dhe riafirmoi përkushtimin për modernizimin e përpunimit të parasë, rritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në praktikat e përbashkëta të BE-së.