Kryeministri Edi Rama, së bashku me disa emigrantë nga Londra, që i quan “çamarrokët e Facebook-ut nga Londra”, ka udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Kukësit.
Bisedat në bord:
Rama: Për Kukës ë?
Qytetari: Na e mbajte premtimin!
Rama: Do të votosh PD-në ti tani! (Të qeshura) Mos rrini afër, por ndahuni!
“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra“, shkruan Rama.