Ish-lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim nuk është paraqitur më 18 qershor.
Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta tha se kjo është hera e dytë që Rakiq është ftuar për intervistim.
Sipas saj, herën e parë Rakiq kishte justifikuar mungesën përmes një raporti mjekësor, duke deklaruar probleme shëndetësore.
“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se Goran Rakic kur është ftuar herën e parë e ka njoftuar Prokurorinë Speciale, përmes një raporti mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet për intervistim”, tha Luta.
Ajo shtoi se Prokuroria Speciale e ka ftuar sërish Rakiqin më 18 qershor, mirëpo ai ende nuk ka paraqitur ndonjë arsyetim për mungesën.
The post Rakiq nuk u paraqit as pas ftesës së dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale appeared first on Kosovapost.net.