Populli serb e di se qëndrimi i institucioneve të Kosovës ndaj serbëve është i papërshtatshëm, veprimet tona brenda atyre institucioneve janë një luftë e përditshme në të cilën nuk ka kushte të drejta ose respekt minimal për popullin tone.
Pavarësisht pengesave nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç luftimit dhe punës.
Kështu tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, transmeton Klan Kosova.
Ai i tha Veçernje Novosti se “Lista Serbe ka pasur një qëllim që nga themelimi i saj, që të gjithë serbët në Kosovë, nën një flamur, së bashku me shtetin e Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, luftojnë për të mbrojtur interesat e popullit tonë dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë”.
Rakiq theksoi se “është më mirë të luftohet beteja për qytetarët brenda institucioneve në Prishtinë, sesa në urën në veri të Mitrovicës, ose ndonjë vend tjetër serb.”
“Ajo punë nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë e lehtë, por është gjithashtu një detyrim për secilin prej nesh të jetë një mbështetje për popullin tonë në kohë të vështira,” tha Rakiq, duke shpjeguar vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, transmeton Klan Kosova.