Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, kundërshton çdo ide për lidhje të koalicionit VV-PDK. Në një intervistë për rtv21 Bahtiri ka thënë se do të largohet nga LVV-ja dhe do të heq dorë nga të qenurit deputet nëse ndodh një gjë e tillë.
‘’Unë nuk e besoj atë asnjëherë. Por, një po du me ju tregue, ky është mendim i imi personal, në atë moment që LVV-ja shkon me PDK-në unë nuk do të jem më në atë listë. Do të heqi dorë nga Vetëvendosje. Ndoshta do të heq dorë edhe nga deputeti për arsye se dihen veprimtaritë e këqija që i kanë bërë gjatë kësaj përiudhe pas luftës.”, ka thënë ai.
Deputeti Bahtiri ka thënë se për formimin e Qeverisë i kanë numrat e nevojshëm. Ndërsa, u ka bërë thirrje deputetëve të ish-opozitës që të votojnë kandidatën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
Por, një koalicion LVV-PDK e ka kundërshtuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, ka thënë Krasniqi.
The post ‘Radikalizohet’ Bahtiri: Unë largohem nga LVV nëse bëjnë koalicion me PDK-në appeared first on Kosovapost.net.