Milani brenda pak ditësh do të ketë një sulm të kompletuar. Duhet vetëm pak durim.
Trajneri Massimiliano Allegri ka njoftuar paraprakisht se Christian Pulisic do të rikthehet në ndeshjen e javës së ardhshme kundër Parmës, edhe pse nuk është 100% i sigurt a do të grumbullohet me kombëtaren e SHBA për ndeshjet e nëntorit.
Pulisic e nisi shkëlqyeshëm sezonin e ri, derisa u dëmtua me kombëtaren e tij në tetor dhe që atëherë ka munguar. Me dyshen Pulisic-Leao, kuqezinjtë do të duken më estetikë në fushë.
Ata garantojnë shpejtësi, cilësi dhe gola. Kështu, Milani do të jetë jo vetëm i kompletuar në ofensivë, por edhe më sulmues dhe i bukur në lojë.
The post Radhën e ka Pulisic! Milani dhe Allegri po bëhen gati të rreshtojnë “dyshen estetike” appeared first on Telesport.










