Rachel Zegler u fotografua me të dashurin e saj, Nathan Fernand, teksa të dy bënin një shëtitje në shi në Londër, të hënën.
Aktorja 24-vjeçare dhe partneri i saj, kërcimtari 27-vjeçar, dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë ecjes nëpër rrugët e kryeqytetit.
Për këtë dalje, ylli i filmit Snow White kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë: një bluzë gri të errët dhe xhinse blu. Ajo e kombinoi pamjen me çizme të zeza dhe një çantë të kuqe lëkure, të cilën e mbante mbi supe.
Ndërkohë, Nathan kishte veshur një bluzë jeshile, xhinse të gjera blu dhe një kapele të zezë me logon e Yankees.
Thuhet se çifti janë njohur gjatë provave për muziklin Evita, që nisën në prill, për adaptimin e regjisorit Jamie Lloyd të veprës së famshme nga Tim Rice dhe Andrew Lloyd Webber.