Rabiot thur lavde nga Modric: Ai na mahnit të gjithëve, kur shoh atë që ai bën mbetem pa fjalë

Mesfushori francez i Milan, Adrien Rabiot, ka folur për “Le Figaro”, ku ka vlerësuar shumë praninë e Luka Modric te Milan. Ata të dy janë kolegë të një reparti, nga të cilët pritet shumë këtë sezon.

Luka na mahnit të gjithëve, jo vetëm mua. Të shohësh atë të stërvitet me një saktësi, profesionalizëm, intensitet dhe përkushtim të tillë në moshën 40-vjeçare është vërtet mbresëlënëse”, tha Rabiot.

Më tej, mesfushori francez, duke folur për kroatin, shtoi: “Ai është i përulur, i përkushtuar, jep gjithmonë 100% në fushë. Kur e shoh atë që bën, ndërkohë që është 10 vjet më i madh se unë, mbetem pa fjalë.”

Unë shpresoj shumë të bëj gjëra të mëdha këtu, të fitoj tituj në një klub historik dhe legjendar. Dua të lë gjurmën time. Kemi një grupo të mirë që shpresojmë të shkojmë sa më larg”, deklaroi Rabiot.

The post Rabiot thur lavde nga Modric: Ai na mahnit të gjithëve, kur shoh atë që ai bën mbetem pa fjalë appeared first on Telesport.