Rabiot: Objektiv është Champions-i, por dua diçka më shumë. Titulli? Do ta bëja tatuazh

Adrien Rabiot nuk kënaqet me pak. Në një intervistë të gjatë, francezi foli për përshtatjen te Milani dhe ambicien për të fituar një trofe që këtë sezon: “Ëndrra titull? Është e vështirë me një skuadër si e jona, sepse pak kanë fituar më parë, sidomos në një garë të gjatë e të vështirë si kampionati”.

Objektivi i klubit është ‘top 4’, por ai synon më shumë: “Nëse mund të marrësh 10, nuk mund të kënaqesh me 6 apo 7. Duhet të japim 100% në çdo ndeshje, të shmangim humbjen e pikëve, sepse kampionati është ende i gjatë”.

Ai pranon vështirësi ndaj “të vegjëlve”: “Gabojmë në qasje mendore, relaksohemi shumë”. Rabiot nuk e heq titullin nga mendja: “Nuk kam tatuazhe, por do ta bëja nëse fitojmë kampionatin… Titulli te Milani është i veçantë”. Për shokët: “Më ka befasuar Loftus-Cheek”. Për Leão: “Është i fortë…, ka ndryshuar qëndrim; gjithçka nis nga aty”.

The post Rabiot: Objektiv është Champions-i, por dua diçka më shumë. Titulli? Do ta bëja tatuazh appeared first on Telesport.