Në golin e tij të parë me fanellën kuqezi, Adrien Rabiot ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Milanit me përmbysje ndaj Torinos. “Hymë keq në ndeshje, – shpjegoi ai. – Në pjesën e dytë të pjesës së parë bëmë shumë mirë dhe në pushim i thamë njëri-tjetrit të ishim më agresivë.
Ndryshimi i ritmit u pa menjëherë. Hyrja e Pulisic na bëri shumë mirë. Këto ndeshje tregojnë se nga ana e mentalitetit jemi aty, por edhe se duhet të hyjmë më mirë në lojë. Jo gjithmonë mund të fitosh 3-2 pasi ke qenë në disavantazh 2-0. Gjithsesi, jam i kënaqur me skuadrën sot”.
Për golin e tij shtoi: “Na duhej kjo. Ndonjëherë duhet një veprim që e ndryshon ndeshjen, ky ishte rasti. Pastaj të gjithë luajtëm mirë. Kishte edhe gabime, por i rëndësishëm është mentaliteti. Duhet të vazhdojmë kështu, të gjithë, edhe ata që hynë nga stoli. Pastaj do të shohim se ku mund të arrijmë, por jemi të sigurt”.
The post Rabiot: Goli? Ndonjëherë duhet një lëvizje që ta ndryshojë ndeshjen… appeared first on Telesport.











