Milani la pas barazimet ndaj Genoa dhe Fiorentina falë një fitoreje të bukur 3-1 në fushën e Comos. Protagonist ishte Adrien Rabiot me dy gola: “Kjo është një fitore skuadre, që tregon sa i rëndësishëm është mentaliteti ynë.
Nuk u dorëzuam; në pushim folëm mes nesh dhe u rikthyem me një tjetër mentalitet, sepse donim tri pikët. Dhamë diçka më shumë në pjesën e dytë. Jam i lumtur për fitoren dhe mentalitetin për të mos u dorëzuar kurrë. Goditjen nga distanca e kisha provuar edhe në stërvitje”.
Fjalë të mëdha për Maignan: “Njihemi prej 15 vitesh, që nga moshat e PSG-së. Kemi të njëjtën dëshirë për të fituar. Është kapiten i madh, njeri dhe portier i mrekullueshëm”.
The post Rabiot dhe dopieta e liderit: Fitore skuadre ndaj Comos, treguam mentalitetin tonë appeared first on Telesport.










