Ra pre e rrengut të rusëve- Ratkoceri: Organet e sigurisë do duhej ta njoftonin stafin e Kurtit

Gazetari dhe botuesi në të përditshëm “Koha” në Maqedoni të Veriut, Arben Ratkoceri, ka folur për rrengun që iu bë kryeministrin Albin Kurti së fundmi nga dy komedianë rusë.

Në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, ai tha se sheh një dështim të madh jo vetëm të kabinetit, por edhe strukturave të sigurisë.

“Burrështetasit para se të lidhen me telefon, a koordinohen temat, dhe prandaj këtu shoh një dështim më të madh jo vetëm te kabinetit por edhe strukturave të sigurisë së Kosovës. Do të ishte interesante pas këtij dështimi qoftë kabinetit qeveritar, strukturave të sigurisë dhe çështjeve tjera”, tha ai.