Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., 30 vjeç, duke peshkuar, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Dyshohet se ai po përdorte gjenerator gjatë peshkimit.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.