Qytetari publikon videon e rëndë: Pritëm në Emergjencë mbi 1 orë, ministri po bën reklama

Një qytetar i Kosovës ka publikuar një video nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, (QKUK) në të cilën shihet një person në gjendje të rëndë shëndetësore, ku i njejti ka hasur në ngelizhencë nga ana e stafit mjekësor të QKUK’së.

Ai në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se vetëm pas një orë e gjysmë i është ofruar ndihma, shkruan Periskopi.

Gjithashtu ai ka kritikuar Ministrin e Shëndëtësisë në detyrë, Arben Vita për gjendjen në QKUK.

“Knej tu hjek xhinja, a del ai ministri bën rekalma, ku janë tash, kur ni mjekë, veç ikin e kthejnë shpinën…” dëgjohet duke thënë ky qytetar.