Qytetari pretendon se u dënua nga Policia veç pse ka Audi A8 “ngjyr e Zez”

Një qytetar pa emër e mbiemër të përveçëm në rrjete sociale pretendon se është dënuar nga Policia e Kosovës për parkimin e veturës së tij në një vend “veq pse esht Audi A8 ngjyr e Zez”.

Qytetari që në grupin “Marakli t’Kerreve” në rrjetin “Facebook” u paraqit me një llogari me emër “Bletaria Haxhia” e publikoi në këtë grup gjobën e shqiptuar nga Policia, duke mbuluar disa prej të dhënave për ta ruajtur privatësinë.

Sipas tij, ai u dënua vetëm pse posedon veturë të tipit Audi A8. Edhe pse qytetari nuk e përmendi vitin e prodhimit dhe një gjë e tillë nuk merret vesh as në gjobën e publikuar në fotografi, kjo veturë njihet si limuzinë luksoze gjermane.

Më poshtë po e publikojmë përshkrimin e plotë të rastit nga qytetari anonim.

Paralajmërim: Përshkrimi përmban shumë gabime drejtshkrimore dhe NUK përmban asnjë shenjë të pikësimit. Kujdes me frymëmarrjen dhe ju urojmë fat në të kuptuar të tekstit:

E falenderoj policin n rregull jemi bardhosh te xhamia spat kerkun vend pata pun ne Amar me ble diqka ama pse 60€ rruga esht lagje nuk esht as qytet e as rrug kryesore edhe vend per kembsor ka pas mjaft ora 21 t mramjes kishe ska pas ka me kalu n at koh kta polic kan dal me pi kafe veq pse esht Audi A8 ngjyr e Zez deno 60€ kur denim osht 30€