Qytetari nga Deçani arrestohet në Morinë, po kërkohej nga Austria

Një qytetar i Kosovës me banim në Deçan, është arrestuar në Morinë.

I njëjti ishte në kërkim nga Austria.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.”

Bëhet fjalë për H.L. me banim në Deçan.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.”

Ai ishte në kërkim nga autoritetet austriake.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje” Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin.”