Qytetari ankohet se vëllait të tij i erdhi fatura e rrymës e fryrë edhe pse ai s’ishte në Kosovë

Një banor i fshatit Godac i Epërm të Shtimes është ankuar në redaksinë e Klankosova.tv se faturat e rrymës po shkojnë me çmim më të fryrë, sesa si realisht është shfrytëzuar energjia elektrike.

Ky banor, tha për Klankosova.tv se vëllai i tij jeton në Zvicër, dhe gjatë muajit shkurt nuk ka qëndruar në Kosovë, megjithëse fatura e rrymës i erdhi mbi 85 euro.

Sipas këtij banori, kjo situatë nuk është aspak në rregull, dhe paraqet problem dhe mosbesim tek ta.