Qytetarët rrahin kondukterin në autobus

Policia e Tiranës ka parandaluar në kohë një konflikt në autobusin e linjës Kinostudio-Kombinat.

Bëhet e ditur se dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë autobus, si pasojë e një konflikti të çastit po dhunonin fatorinon e autobusit.

Në këtë moment shoferi sapo ka parë dy punonjës të policisë rrugore në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

“Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por dy shtetasit A.T., 24 vjeç, dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në Tiranë, kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”,- njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Related Posts