Qytetarët nga Kosova po nisen drejt Tiranës, 60 autobusë do t’i bashkohen protestës

Sot në Tiranë do të mbahet protesta e radhës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Unë jam UÇK” është moto e kësaj proteste, e cila do të fillojë në ora 17:00 në sheshin “Skënderbe”.

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen në Prishtinë për t’u nisur në Tiranë ku do të zhvillohet protesta kundër padrejtësive në Speciale.

Rreth 60 autobusë parashihet të nisen nga Kosova në sheshin “Skenderbeu”.

I pranishëm në protestë pritet të jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

    

 

Në mbështetje të protestës kanë dalë të gjitha partitë politike në Kosovë, duke përfshirë VV-në. Përkrahje i ka dhënë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

Deri me tani vetëm kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka mbështetur këtë protestë.

Pavarësisht heshtjes së Kurtit, mesazhi i protestës do të jetë kundërshtimi i padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protesta në Tiranë: Interesim i madh i qytetarëve, fillon mbushja e autobusëve në Prishtinë

Koordinatori i kësaj proteste, Shkelqim Hajdari, ka treguar tregoi se kush do të jenë folësit në sheshin “Skënderbe”.

Ai ka bërë me dije se protestuesve do të iu drejtohet kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

“Nuk do ketë shumë folës, nuk do ketë politikanë. Protesta do të hapet nga kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati dhe do të mbyllet, jo si politikan, por si ish-udhëheqës i luftës si në Kosovë, si në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti”, ka thënë ai për Klan Kosova.

“Unë jam UÇK”| Me flamuj kuq e zi dhe simbolet e UÇK-së, veturat nga Kosova nisen për në Shqipëri

Ai ka treguar se masës do t`i drejtohet edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.

“Sigurisht do të flas ish-presidenti, Alfred Moisiu dhe përfaqësues të dëshmorëve të Shqipërisë që kanë rënë në luftën që është bërë në Kosovë dhe Maqedoni”, ka thënë ai.