Me britma dhe fryrje bilbilash, qytetarët e Kulës e përzunë presidentin e SNS-së, Milosh Vuçeviq.
Qytetarët u mblodhën rreth kishës ortodokse që ish-kryeministri serb e vizitoi ditën e festës komunale, Markovdanit.
Në videon që iu dorëzua redaksisë së N1, mund të shihet se disa policë të uniformuar po siguronin kalimin për automjetin e zyrtarit dhe se vetura që transportonte ish-kryeministrin u godit nga një vezë.
Qytetarët hodhën vezë edhe në ambientet e komitetit komunal të Partisë Progresive Serbe, shkruan N1.
Qytetarët thonë se me veprimin e tyre nuk donin të tregonin dhunë, “por të mbanin një qëndrim ndaj gjithçkaje që bëri Vuçeviq dhe se ai nuk ishte përgjegjës për të”.
Në fillim të muajit mars, Vuçeviqi u prit me zhurmë, vezë dhe fishkëllima gjatë vizitës në Srbobran dhe Beçej. Regjistrimi është publikuar edhe në rrjetet sociale.