“Qytetarët e zakonshëm”, qysh po i inskenon VV-ja videot me lëvdata ndaj Kurtit?

Në dy video të ndryshme, në dy qytete të ndryshme, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje të “qytetarëve”, njëri duke folur për “tmerrin” që pa në një kompani në Kosovë e tjetri duke falenderuar kryeministrin Albin Kurti për “çlirimin” e Mitrovicës. Të dy, dolën të jenë persona të afërt me partinë në pushtet.

Para pak ditësh, gazetari Lirim Mehmetaj kishte publikuar fakte se si zyrtarë të ndryshëm të pushtetit mashtruan, duke e “shitur” se një qytetar e ndaloi Kurti për ta falënderuar për çlirimin e Mitrovicës.

Por, ai qytetar doli të jetë Muhamed Çuni, nënkryetar i LVV-së në Mitrovicën e Veriut.

“Ai në fakt nuk është një qytetar i zakonshëm, por hiç më pak se nënkryetar i Vetëvendosjes për Mitrovicën e Veriut, Muhamed Çuni.

I njëjti ka punuar si përkthyes për ndërkombëtarët, pastaj ka punuar në Ministri të Pushtetit Lokal e tash e ka punësuar Vetëvendosja si Zyrtar për E-komuna në divizionin E-Komuna dhe Qytete Inteligjente në kuadër të departamentit për digjitalizimin e shërbimeve në komuna…

Metoda të tilla mund të gjeni plotë nëpër internet të përdorura nga aparati propagandistik i Vladimir Putinit, të cilin kinse e ndalin njerëzit në rrugë dhe e falënderojnë për kthimin e dinjitetit të Rusisë” – shkruante Mehmetaj.

KUJDES!!! Nga mashtrimi Nuk e di a e keni parë këtë video ku kinse një person e ndal Albin Kurtin në rrugë dhe e…

Posted by Lirim Mehmetaj on Monday, January 13, 2025

Në një video tjetër të publikuar Lëvizja Vetëvendosje, paraqitet një qytetar që partia pretendon se është ish-punëtor i kompanisë “Comodita” dhe aty flet për “tmerrin” që ka përjetuar sa punonte aty.

Edhe kjo, doli të jetë “propagandë e pushtetit”.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Mehmetaj ka treguar se si personi në fjalë është Kujtim Fejza, burri i asamblistes së Vetëvendosjes dhe kryetares së gruas së VV-së në këtë komunë, Shqipe Daija Fejza.

“Ekzemplar i sistemit putinist të propagandës. Vetëvendosja ka shpërndarë një video ku një person del e i thotë Albin Kurtit se ai është ish-punëtor i Komoditës e aty ka përjetuar tmerrin, diskriminim të madh e çka jo tjetër. E përshkruan me pak fjalë Auschëitz-in. Po kjo është veç një maskaradë tjetër e Kurtit.

Në fakt, personi në fjalë është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, asambliste e Vetëvendosjes në Gjakovë dhe kryetar e Gruas së Vetëvendosjes në Gjakovë” – ka shkruar Mehmetaj, i cili ka publikuar edhe pamje të tij duke drekuar me zyrtare të Vetëvendosjes.

Mes tjerash, sipas Mehmetajt, problemi kryesor ka të bëjë me atë se si burri i kryetares së gruas së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, ka marrë rrogë nga Devollët, për të cilët partia në pushtet bashkë me Kurtin kanë pasur shumë akuza.

“Apo jo? Dhe problemi kryesor: Si u bë që Albin Kurti akuzonte Devollët e bash burri i kryetares së gruas në Gjakovë paska marrë rrogë prej tyre?