Pasi humbi në zgjedhjet lokale kundër Përparim Ramës në Prishtinë, Arben Vitia kishte vendosur të punësohej në sektorin privat. Në maj të vitit 2022, tashmë ministri i Shëndetësisë, do të niste punë si drejtor në një laborator të quajtur “Olive Medical”. Disa muaj më vonë, më konkretisht në dhjetor, Vitia do të rikthehej sërish në pozitën e njëjtë si ministër i Qeverisë Kurti.
Me këto lëvizje nëpër pozita, nga sektori publik në atë privat dhe anasjelltas, lëvizi edhe pasuria e tij personale, por jo edhe e familjes së tij. Ndonëse si minister Vitia po paguhej më pak, paralelisht me rënjen e pagës së tij, po ndodhte ngritja e pagës së bashkëshortës. Pra, pasurija e familjes u “menaxhua” në atë mënyrë që t’i kapte prapë shifrat e njejta. Pra, Vitia anipse s’ishte më pjesë e “Olive Medical” por ministër, gruaja e tij po paguhej nga viti në vit, sikurse vet Vitija të qëndronte aty, pa e humbur asnjë cent nga pasuria e përbashkët.
Në tabelën e më poshtme, nga të dhënat e marrura nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, të publikuara nga FOL, në kolonën “të hyrat vjetore të deklaruesit” mund t’i shihni lëvizjet e pagës së Vitisë ndër vite, ndërsa te kolona “të hyrat vjetore të bashkëshortes” vërehen lëvizjet (rritjet) e të ardhurave nga viti në vit të bashkëshortës së ministrit.
Një vit më vonë, Vitia do të jepte dorëheqje nga pozita si ministër për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtiëns, garë të cilën e humbi.
Pas humbjes, ai u punësua në “Olive”, qëndroi aty disa muaj, dhe u emërua sërish ministër. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, ministrit Vitia iu punësua edhe bashkëshortja në këtë laborator privat.
Në lidhje me këtë, ai kishte folur edhe në një komision, ku mes tjerash ishte shprehur:
“Gruaja ime punon në Olive dhe nuk e mbaj fshehur”.
Si lëvizi pasuria e Arben Vitisë nga viti 2022?
Në vitin 2020, Vitia paguhej rreth 20 mijë euro më shumë në vit se sa bashkëshortja e tij. Këto shifra, ndryshuan shumë deri në vitin 2022. Fillimsiht, gjatë vitit 2021, ai kishte marrë 13 mijë euro pagë mujore, ndërsa bashkëshortja e tij, rreth 18 mijë euro.
Të hyrat vjetore të Arben Vitisë në vitin 2023, pra pasi u emërua sërish ministër, ishin 16 mijë e 500 euro. Rënia nga 38 mijë “nuk ia ka lënë shenjë” ministrit. Krejt kjo, pasi paga vjetore e bashkëshortes së tij, e punësuar në “Olive”, arriti në 30 mijë euro.
Rritja vazhdoi të ndodhë edhe në vitin 2024, ku Vitia do të deklaronte rreth 17 mijë e 800 euro të hyra vjetore, ndërsa bashkëshortja e tij mbi 34 mijë euro.
Pra, sipas regjistrave të deklarimit të pasurisë nga viti 2020 deri në vitin 2024, Vitisë i është zbritur pasuria, por bashkëshortes së tij vetëm sa i është rritur, sidomos gjatë periudhës kur ministri kishte dhënë dorëheqje nga “Olive” për t’u rikthyer në sektorin publik, ndërsa bashkëshortja e tij ishte punësuar në po atë biznes privat.
Ndryshe, “Olive Medical” u licencua nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve serologjike për COVID 19, sa Vitia ishte ministër për herë të parë.
“Një lajm i rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë sot për laboratorin tonë. Olive Medical & Laboratory është licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19.” – shkruante Olive.