“Qysh nuk i ra VV-së në sy NOA, por më ra mua?” – Mehmetaj: Qeveria nuk e pa anomalinë e kompanisë që qarkullon qindra miliona pa u regjistruar

Gazetari Lirim Mehmetaj, në Debat Plus, ka diskutuar për akuzat dhe kundërakuzat lidhur me energjinë elektrike në vend.

“Se m’boni përshtypje mua dhe te Armen Muja. Edhe mërzitem pak. Po m’boni përshtypje… Ai nuk shpreh shqetësim për faktin se kjo kompani fantome qarkullon qindra miliona në Kosovë, por thjesht e ka të rëndësishme me tentu me mashtru publikun sikur kjo kompani nuk ka lidhje me ta. Pra, për ta nuk është i rëndësishëm fakti, por perceptimi. Edhe tash argumenti u kthye: Nuk është e lidhur me ne.”

Tutje Mehmetaj ka shtuar se: “Tek e fundit, çka ka lidhje? Ideja është që gjenerimet ekonomike ka prej vitit 2021 e tutje. Pra, edhe nëse ka ardhë si kompani më herët, kushtet optimale për me vjedh, për me keqpërdorur, për me abuzu, i kanë kriju nga viti 2021.”

Ai ka vënë në pikëpyetje edhe regjistrimin e kompanisë NOA: “Po ç’është e mundur një kompani me gjenerua ose me pas aktivitet ekonomik pa qenë e regjistruar? Është ashtu?”

Mehmetaj ka theksuar se ka parë edhe kontratat e para të kësaj kompanie në Kosovë: “Në fakt unë i pashë kontratat se kush e solli NOA në Kosovë. NOA në Kosovë ka ardhur fillimisht përmes KOST-it… Kontrata është e 5 majit të vitit 2018, ndërmjet subjektit NOA Energy dhe Kadri Kadriut, i cili po e përfaqësonte Kosovën… Pra, ardhja e NOA daton që nga viti 2017.”

Ai ka kritikuar ashpër mosveprimin institucional: “Qysh është e mundur, vllaçko? Krejt kjo qeveri e ardhur për luftimin e krimit dhe korrupsionit, veçanërisht të oligarkëve, nuk i ka rënë në sy kjo kompani, gjenerimet e saj, anomalia që ekziston te ajo?”

Në fund, Mehmetaj ka treguar se gazetarët kanë kërkuar vazhdimisht përgjigje nga deputetët e pushtetit.

“Rend i kemi pyetur deputetët e Vetëvendosjes për NOA-n: Sali Zyba, Mimoza Kusari, Arbresh Kryeziu, Rozeta Hajdari—secili prej tyre thoshte se ky nuk është skandal. Kjo është një shpifje, thojshin, po e bëni ju për me përly qeverinë”, ka thënë ai./dukagjini.com