Qysh? Haxhiu thotë se do të takojnë deputetë për krijimin e insitutcioneve, por jo opozitën

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes ka thënë se tash pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, do të ketë takime me grupe parlamentare dhe deputet për të konstituar institucionet. Ajo ka thënë se këtë do ta bëjnë me partnerë që i kanë pasur, por edhe me ata që do t’i kenë. Por jo opozitën.

Qysh?

“Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për Qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit te cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët të cilët do t’i kemi”, tha Haxhiu, raporton KosovaPress.

Vetëvendosje ka 48 deputetë, me të gjithë partnerët që kanë pasur, pa opozitën i bien maksimumi 58, që s’mjaftojnë për formimin e institucioneve.

Qysh Albulenë?