Quni thotë se VV-ja bashkëpunon me Listën Serbe, i përmend bisedat telefonike

Deputeti i VV-së, Anton Quni, u është përgjigjur kritikave të VV-së që po e ofrojnë LDK-në dhe partitë tjera me Listën Serbe.

Ai i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se VV-ja ka bashkëpunua me Listën Serbe në mandatin që shkoi.

Në një intervistë për Tëvë1, ai ka thënë se këtë e tregojnë bisedat telefonike në mes deputetëve të VV-së dhe atyre të Listës Serbe, të cilat janë publikua në media.

“Po ju e keni parë që janë publikuar edhe bisedat me autoritet publike me njerëzit që janë të kërkuar që kanë kryer krime kanë udhëhequr aksione dhe kemi komunikime, janë zbuluar edhe poashtu edhe për media nga ballkoni i Parlamentit ku një deputet komunikon me autoritet e VV-së edhe për këtë ata një pjesë janë të gatshëm me votu kryeparlametaren e zgjedhur prej VV-së”, ka thënë Quni.