QKUK vendos tarifë të re: Familjarët duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi

QKUK tarifon 3 euro për qëndrimin pranë pacientëve, paguajnë edhe pensionistët

Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve në Klinikën Qendrore Universitare të Kosovës (QKUK) tani duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi, pavarësisht moshës apo statusit financiar.

Tarifa aplikohet edhe për pensionistët dhe për raste kur prania e familjarit është e domosdoshme për kujdesin e pacientit, veçanërisht për të moshuarit ose ata me gjendje të rënduar shëndetësore.

Kjo pagesë e përditshme mund të krijojë barrë financiare për familjet, sidomos kur trajtimi spitalor zgjat disa ditë apo javë.